SHTYHEN TESTIMET PËR PATENTË TË SHOFERIT DERI NË NJOFTIMIN E DYTË, MINISTRIA E ARSIMIT EMËRON ANËTARËT E RINJ TË KOMISIONEVE

Ministria e Arsimit po përgatit rrugën për emërimin e anëtarëve të rinj të komisioneve për dhënien e provimit për patentë të shoferit, ndërsa të gjitha autoshkollave në Mal të Zi u është dërguar një shkresë me të cilën informohen se nuk do të organizohet afati i radhës për dhënien e provimit për patentë të shoferit deri në një njoftim të ri.

Në njoftim bëjnë të ditur se nuk ka ndryshim në anëtarët e komisioneve për dhënien e provimeve të patentës së shoferit, por se kanë iniciuar zgjerimin e numrit të komisioneve të provimit nga 14 që janë aktualisht në 20, për shkak të një “nevoje reale”.

Në Ministrinë e Arsimit po ashtu theksojnë se është ndryshuar Rregullorja për mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të provimit për patentë për kohëzgjatjen e provimit në përputhje me direktivën evropiane për njohjen e patentës së shoferit në vendet e BE-së, si dhe Rregulloren për dhënien e licencave për ekzaminerët e autorizuar.

SHARE