NGA MESNATA, TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE MË TË LIRA

Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të lirohen nga tetë deri në nëntë cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për nëntë dhe tetë cent, dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1,49 dhe 1,53 euro.

Çmimi i Eurodieselit dhe i naftës për ngrohje do të jetë tetë cent më i ulët dhe do të kushtojë 1,33 euro dhe 1,29 euro.

Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 22 maj, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga data 23 maj.

SHARE