“DIGJET” RUSIA / ZJARRET MASIVE NË PYJET RUSE, SHKON NË KATËR NUMRI I VIKTIMAVE

Tashmë është konfirmuar edhe një viktimë tjetër nga zjarret masive në pyjet e Rusisë, duke e çuar numrin në katër.

Imazhet tregojnë vullnetarë që sjellin ujë dhe shuajnë flakët e vogla për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në pyjet në rajonin Sverdlovsk në Uralet ruse.

Autoritetet kanë raportuar se që nga shpërthimi i flakëve në rajon, janë regjistruar mbi 50 vatra masive, të shtrira në një sipërfaqe totale prej 81,000 hektarësh.

Më shumë se 2,800 njerëz, pjesa më e madhe stafi ministrisë, së bashku me paisjet për shuarjen e zjarrit u vendosën në të gjithë zonat më të prekura. Banorët u larguan në një strehë të përkohshme, pasi rrezikoheshin nga flakët dhe tymi.

Valët e të nxehtit kanë përkeqësuar më shumë situatën, të ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.

Imazhet e publikuara nga Ministria e Situatave të Emergjencave tregojnë zona të mëdha të pyjeve ruse të ndezura dhe zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e tyre.

SHARE