ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË ROMËVE, KRYETARI GJELAJ PRITI NË TAKIM DISA PËRFAQËSUES TË KOMUNITETIT ROM

Dita Ndërkombëtare e Romëve (8 prill) është një ditë për të festuar kulturën rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballen romët.

Në ditën ndërkombëtare të Romëve, kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj priti në takim disa përfaqësues të këtij komuniteti në Malësi.

„Qëllimi ynë është ngritja e standardit të jetesës së të gjithë qytetarëve përmes zhvillimit të vazhdueshëm e gjithëpërfshirës dhe përkrahja e të gjithë qytetarëve të saj, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, racore apo ndonjë tjetër. Kjo gjë më së miri dëshmohet në faktin se deri tani jemi angazhuar për të ofruar mundësi të barabarta, duke ofruar edukim dhe mbrojtje sociale për të gjithë e pa dallim. Kjo ditë shënon festimin e historisë, traditave dhe kulturës rome dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në gjithë botën.  Ne si shoqëri duhet të angazhohemi për të ofruar më shumë drejtësi, zhvillim dhe përfshirje për të gjithë, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si mund të ndërtojmë një të ardhme të shëndoshë për brezat e ardhshëm! Urime 8 Prilli, dita ndërkombëtare e Romëve,“ thuhet në postimin e kryetarit Gjelaj.

SHARE