ANGJELLA BERISHAJ KUALIFIKOHET NË LOJËRAT EVROPIANE

Përfaqësuesja malazeze e Taekwondo-së Angjella Berishaj fitoi turneun kualifikues në Bukuresht dhe u kualifikua në Lojërat Evropiane në Krakov.

Ajo sot në ndeshjen finale të kategorisë deri në 73 kilogramë ka mundur në dy raunde ukrainasen Irina Pipot.

Më parë, ajo eliminoi shpejt dhe bindshëm ukrainasen Polina Kucheriova.

Përfaqësuesja e dytë malazeze Jelena Peruniçiq në kategorinë deri në 46 kilogramë është mposhtur nga hungarezja Helga Caki.

Nesër në ditën e dytë të garave do të garojnë Andrea Komatina (deri në 57), Zinedin Beqaj (deri në 68) dhe Vasilije Peruniçiq (deri në 74).

Vetëm fituesi i turneut në Bukuresht do të fitojë një paraqitje në Krakov.

Plasimin në Lojërat Evropiane, nga ranglista e Federatës Evropiane të Taekwondo-së, e fituan 14 më të mirët.

Do të kualifikohet edhe fituesi i medaljes së artë nga turneu kualifikues në Bukuresht, ndërsa listën me 16 pjesëmarrës do ta plotësojë përfaqësuesi/ja e vendit.

SHARE