Terapitë regjeneruese në estetikën dentare dhe faciale

Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
tel. +38344559287

Stomatologjia estetike nuk fillon apo mbaron brenda buzëve. Dhëmbët duhet të përshtaten edhe me pamjen e fytyrës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për zonat që rrethojnë dhe konturojnë gojën.

Linjat dhe rrudhat janë pjesë e pashmangshme e procesit të plakjes. Kjo sepse me kalimin e moshës, prodhimi i elastinës dhe kolagjenit në trupin tuaj ngadalësohet, gjë që shkakton rrudha. Këto mund të jenë veçanërisht të dukshme rreth syve, gojës dhe ballit.

Ndërsa njerëzit plaken, vëllimi i fytyrës humbet pasi kolagjeni dhe yndyrat shpërndahen dhe njerëzit zhvillojnë rrudha më të thella në fytyrën e tyre. Poashtu buzët tona bëhen më të holla dhe skajet e buzëve fillojnë të kthehen poshtë.

Terapitë regjeneruese mund të përdoren për të përmirësuar: Rrudhat dhe linjat të cilat shfaqen natyrshëm me kalimin e moshës, aspektet e buzëve, faqeve, strukturës së mjekrës dhe pozicionit të nofullës, për të mbështetur dhe nxjerrë në pah buzëqeshjen tuaj sa më mirë.

Çfarë është fibrina e pasur me trombocite “PRF”?

Fibrina e pasur me trombocite ose “PRF” është një teknologji e re regjeneruese që përdor proteinat natyrale dhe të fuqishme shëruese të trupit tuaj dhe faktorët e përqendruar të rritjes për të rinovuar lëkurën, për të trajtuar rënien e flokëve dhe për të përshpejtuar rikuperimin.

Cilat janë përfitimet që mund të merrni nga aplikimi i terapisë regjeneruse “PRF” në estetikën faciale?

Trajtimet me terapinë regjeneruese me “PRF” mund të shtojnë volum dhe të lëmojnë lëkurën tuaj, duke freskuar në mënyrë delikate pamjen tuaj. PRF-ja gjithashtu mund të shtojë më shumë simetri në pamjen tuaj duke mundësuar rregullime të vogla në zona të caktuara të fytyrës tuaj.

Trajtimi me PRF na mundëson të kemi:

• Pamje të reduktuar të rrudhave të fytyrës,
• Teksturë të lëkurës më të lëmuar dhe nuancë më të barabartë të lëkurës
• Lëkurë më të shëndetshme, me pamje më të re dhe më të shtrënguar
• Më pak shenja aknesh dhe pika të errëta
• Flokë më të trashë dhe më të plotë

Ku mund të aplikohet terapia regjeneruese me “PRF” në Stomatologjinë Klinike ?

Kushdo që i është nënshtruar një operacioni dentar, qoftë edhe thjesht një nxjerrje dhëmbi, e di se rikuperimi mund të jetë i pakëndshëm dhe nuk përfundon kurrë aq shpejt sa dëshironi. Mënyra më inovative për të përshpejtuar procesin e shërimit është pjesë e mjekësisë regjenerative duke përdorur fibrinë të pasur me trombocite e njohur si “PRF”.

Benefitet e përdorimit të PRF-së në Stomatologjinë Klinike përfshijnë:

• Më pak dhimbje pas operacioneve dentare
• Ulje e ënjtjes
• Procesi më i shpejtë i shërimit pas vendosjes së implanteve dentare
• Riparimin e defekteve kockore që mund të vijnë për shkak të heqjes së dhëmbëve ose cisteve në nofulla
• Shtimin e kockës alveolare si dhe graftet inlay dhe onlay
• Riparimin e fistulave midis gojës dhe zgavrës së sinusit

Cilat janë përparësitë e stomatologut në aplikimin e terapisë regjenerative me PRF ?

Kur bëhet fjalë për përvojën dhe teknikën e injektimit, anatominë e gojës dhe fytyrës dhe aftësitë që kërkohen për të ofruar këto shërbime, stomatologët janë më se të trajnuar për këto aplikime.

Mesazhi im

Si rezultat i plakjes, mund të ndiheni sikur keni nevojë për një rritje të vetëbesimit. Andaj, përveç estetikës dentare, kujdesuni ta rigjallëroni pamjen tuaj me terapinë regjeneruese me plazmën e pasur me fibrinë “PRF”. /Telegrafi/

SHARE