ISHP: BRENDA 24 ORËVE, REGJISTROHEN 11 VIKTIMA

Në Malin e Zi, 11 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur që nga analizat e fundit dhe 257 raste të reja të infeksionit janë regjistruar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Rastet e zbuluara rishtazi janë nga Podgorica 71, Nikshiqi 42, Plevla 26, Berane 23, Bijello Pole 19, Tivar dhe Rozhaj nga 10 raste, Cetija dhe Danillovgradi nga 8 raste, Kotorri, Herceg Novi dhe Andrijevica nga 5, Budva, Tivati, Mojkovci, Kollashini dhe Ulqini nga 4, Shavniku 2 raste dhe nga 1 rast në Plav, Plluzhine dhe Tuz. Deri në orën 3 pasdite u raportua shërimi i 153 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 4.833, 53 në komunën e Tuzit.

SHARE