MIDAS 2 ËSHTË IMPULS I FUQISHËM PËR ZHVILLIMIN E MËTEJSHËM TË BUJQËSISË

Marrëveshja e kredisë për zbatimin e projektit MIDAS 2, me vlerë prej 30 milionë euro, do të jetë impuls i fuqishëm për krijimin e vendeve të punës, miratimin e standardeve dhe zhvillimin e institucioneve, deklaroi Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të MZ, Millutin Simoviq.

Marrëveshja e kredisë për zbatimin e projektit zhvillimi Institucional dhe forcimi i bujqësisë në Mal të Zi – MIDAS 2, u nënshkrua sot nga Ministri i Financave, Darko Radunoviq dhe shefi i Zyrës së Bankës Botërore për Mal të Zi dhe Bosnës dhe Hercegovinës, Emanuell Sallinas.

Simoviq, pas nënshkrimit, tha se MIDAS 2 është një shtysë e re e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë, peshkimit dhe sigurisë së ushqimit.

“Kjo Kontratë përfaqëson një të re prej 30 milionë euro që do të investohen në këto tre sektorë të rëndësishme dhe do të ketë efekte pozitive në hapjen e vendeve të reja të punës dhe qëndrueshmërinë e vendeve të punëve ekzistuese.

Projekti do të jetë gjithashtu impuls i ri për një zhvillim të përshpejtuar rural, veçanërisht në veri të MZ “, deklaroi Simoviq.

Sipas tij, MIDAS 2 do të jetë një impuls për miratimin e standardeve të reja, veçanërisht në sektorin e sigurisë ushqimore, si dhe për zhvillimin e institucioneve.

“Projekti gjithashtu nënkupton edhe supozimet për rritjen e konkurrencës në sektorin e bujqësisë, rritjen e zëvendësimit të importeve dhe miratimin e standardeve të reja”, deklaroi Simoviq.

SHARE