Është më efektiv se uthulla, më i mirë se soda e bukës: Ky përbërës largon më shpejt gurët e gëlqeres

Ky produkt është një shpëtim në pastrim dhe aromat e pakëndshme nga kuzhina.

Nëse jeni ithtari i ekologjisë, mund të përdorni mënyrat natyrale të pastrimit të shtëpisë suaj, ndërsa soda e bukës dhe uthulla do të jenë aleatët tuaj më të mirë.

Megjithatë, ka një artikull që është neglizhuar padrejtësisht në familje, dhe ai është acidi citrik ose limontozi.

Limontozi është një ndihmës i shkëlqyer në pastrimin e shtëpisë dhe përdoret gjithashtu për të përgatitur lëngje, reçel dhe ushqime të tjera të ëmbla, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, vështirë se dikush e di se ky produkt mund të përdoret gjithashtu për të hequr gurët nga enët, sipërfaqet dhe pajisjet si pjatalarëse ose rrobalarëse.

Nëse në ibrik ka gurë të gëlqeres, mjafton të hidhni ujë në të, të shtoni pak limontoz dhe ta lini ujin të vlojë. Pas kësaj, thjesht kaloni butësisht me sfungjer mbi pjesën ku kishte gurëzi dhe ata do të zhduket në çast.

Për të pastruar pjatalarësen, derdhni një qese me limontoz aty ku vendoset tableta dhe aktivizojeni programin standard të larjes së enëve. Do të habiteni se sa me shkëlqim janë enët dhe sa e pastër është makina.

Për një lavaman me shkëlqim, bëni sa më poshtë: spërkateni lavamanin me sodë buke, derdhni përmbajtjen e një qeseje me limontoz dhe shtrydhni gjysmë limoni mbi të.

Prisni disa minuta dhe pastrojeni butësisht me një sfungjer. Shpëlajeni me ujë. /Telegrafi/

SHARE