SHTETI DO TË BËJË GJITHÇKA NË KORNIZËN LIGJORE PËR TË GJETUR NJË ZGJIDHJE PËR PUNËTORËT E KAP-it

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq priti punëtorët e Kombinatit të Aluminit në Podgoricë, të cilët protestuan para ndërtesës së Qeverisë, ndërsa në takim morën pjesë edhe inspektorët e punës nga Drejtoria për Çështje të Inspektimit Zllatko Popoviq dhe Predrag Neshkoviq. Nga Zyra e Zëvendëskryeministrit kanë bërë të ditur se përfaqësuesit e punëtorëve të KAP-it në takim e kanë njoftuar Abazoviqin për problemet me të cilat ballafaqohen, duke vënë në dukje se kohëzgjatja e tyre e përfituar nuk është paguar gjatë falimentimit, por vetëm për stazh të rregullt, për këtë arsye tani ata nuk mund të dalin në pension. Shtohet se përfaqësuesit e punëtorëve të KAP-it e kanë informuar Abazoviqin për “ lëshime të ndryshme që kanë ndjekur gjatë procedurës së falimentimit”, duke vënë në dukje shkeljen e të drejtave themelore të njeriut. Ata deklaruan se për shkak të këtyre lëshimeve të pronarëve të mëparshëm të KAP-it, 145 punëtorë nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për pension dhe se “me konkluzionin e kontestuar nga viti 2013”, obligimi i Qeverisë ndaj tyre ka qenë rreth tetë milionë euro. Siç është paralajmëruar, Abazoviq ka theksuar se e kupton problemin e tyre dhe se shteti do të bëjë gjithçka në kornizën ligjore për të gjetur një zgjidhje që punëtorët e KAP-it të jenë të kënaqur, puntorë të cilëve u është ndërprerë kontrata e punës në dhjetor.

SHARE