Spageti me ton

Spageti me ton nje nder pjatat me te thjeshta dhe klasike me produktet e detit.

Përbërësit

  • 500 g spageti.
  • 50 g ton.
  • 100 g sardele të konservuara.
  • 2-3 domate.
  • 1/2 gotë-uji.
  • vaj.
  • 1-2 thelpinj hudhër.
  • Majdanoz.
  • kripë e piper.

Udhëzimet

  1. Grijmë peshkun ton dhe sardelet (mundësisht në grirëse elektrike).
  2. Skuqim në vaj 1-2 thelpinj hudhër të cilët pastaj i heqim nga vaji.
  3. Shtojmë domatet e grira, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë hollë.
  4. Pas disa minutash shtojmë edhe tonin dhe sardelet, duke vazhduar skuqjen me zjarr të ngadalshëm.
  5. Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë të vluar me kripë, i kullojmë dhe i rregullojmë me salcën e përgatitur.
SHARE