Një pjatë kryesore e shijshme dhe kalorike për një vakt me familjarët tuaj.
Përbërësit
- 700 g mish derri lombatë (pjesa e sipërme e kofshës).
- 300 ml qumësht.
- 3 lugë-gjelle vaj.
- Hudhër.
- sherbelë.
- rozmarinë dhe kripë sipas dëshirës.
Udhëzimet
- Grijmë 2 thelpinj hudhër, disa gjethe sherbele e rozmarine dhe i përziejmë së bashku.
- Perzijejme 2-3 herë mishin me këtë përzierje.
- Vendosim mishin në një enë, e kripim, i hedhim sipër qumështin, 2-3 lugë-gjelle vaj dhe 1 gotë me ujë.
- E ziejmë me zjarr të avashëm derisa të avullohet lëngu dhe pastaj vazhdojmë skuqjen gjithnjë me zjarr të lehtë.
- Pas rreth 2 orësh rostoja është gati të shërbehet.
- E presim në rriska dhe e mbulojmë me lëngun e mbetur.