“DO ANGAZHOHEMI PËR T’U PËRGATITUR PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE SHQIPËRI – BE”/ XHAÇKA, TAKIM ME SORECA-n

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. “Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike për integrimin (SEI). Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Evropian për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE”, shkroi Xhaçka në Twitter. Po sot ministrja, Xhaçka ka pasur një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

SHARE