NESËR HAPET FABRIKA E ÇIPSIT NË TUZ

Fabrika e parë e përpunimit të patates në Mal të Zi, Montenegro Chips, do të hapet nesër në Tuz. Hapja e fabrikës është planifikuar për në orën 12:00. Në fabrikë fillimisht do të prodhohen vetëm çipsi, e më vonë do të hapen linjat për smoki, pure dhe patate të skuqura. Në fabrikë po planifikojnë shpërndarjen në tregun e Malit të Zi dhe më vonë eksportin. Të gjitha produktet, siç është paralajmëruar, do të prodhohen nga patatet vendase. Kryetari  i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes rrjetit social „Facebook“ njoftoi për hapjen se fabrikës së çipsit. Në postimin e tij ndër të tjera thuhet: „Një tjetër ëndërr pasi më zgjodhën kryetar ishte fabrika e çipsit në Malësi, që ta organizojmë prodhimtarinë me produkte nga Malësia. Me dy javë përvojë të kryetarit vizitova fabrikën e prodhimit të çipsit në Pestovë dhe aty filloi gjithçka… Nesër do ta kem privilegjin dhe këtë ëndërr ta bëj realitet. Të hapë zyrtarisht këtë fabrikë në Malësi.  Është kjo datë e shënuar në historinë më të re të Malësisë, historinë e zhvillimit të saj.“

SHARE