KURTI NUK ZMBRAPSET: NISEN NJËSI TË TJERA POLICORE NË VERI

Nuk zmbrapset përpara presioneve në veri kryeministri i i Kosovës Albin Kurti, i cili e bëri të qartë se se me intensifikimin e sulmeve që i etiketoi si vepër të bandave kriminale” që “paguhen nga Beogradi”, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të vendit. Policia e Kosovës konfirmoi se një ditë më parë pati disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në dy komuna, të banuara me shumicë serbe. Kurti e dha përgjigjen e tij përmes një postimi në Facebook. “Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të fallen, ndërsa tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë“ – shkroi Kurti.

SHARE