DAMJANOVIQ: ËSHTË E MUNDUR TË FORCOHET ANA E TË ARDHURAVE DUKE ZGJERUAR MBULIMIN TATIMOR

Është e mundur të forcohet ana e të ardhurave duke zgjeruar mbulimin tatimor, kështu që mundësia e zgjerimit të fushës së taksimit të produkteve të sheqerit u njoh si masë e mundshme, u theksua gjatë takimit të ministrit të Financave Aleksandar Damjanoviq me ekipin e Bankës Botërore. Temat kryesore të takimit ishin qëndrueshmëria e kuadrit makroekonomik dhe arritja e mbështetjes së konsiderueshme fiskale përmes një programi të detajuar reformash. “U diskutuan mekanizmat e mundshëm përmes të cilëve do të arrihej rritje më e madhe ekonomike, konkurrencë në treg, duke pasur parasysh edhe mbrojtjen e mjedisit”, ishte një nga konkludimet. „Synimi është të arrihet një stabilizim afatgjatë i deficitit, por edhe kthim gradual i uljes së akcizës për derivatet, si dhe përshpejtimi i kalendarit të akcizës për duhanin”, tha Damjanoviq. U njoftua misioni i Bankës Botërore, i cili, siç u tha, do t’i kushtohet finalizimit të Projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit, në kuadër të të cilit përcaktohen programe të veçanta, lista përfundimtare e të cilave do të financohet, përmes negociatave formale mes të dy palëve, siç pritej, deri në fund të vitit.

SHARE