SHTETET E BASHKUARA DO TË MBËSHTESIN REFORMAT NË MALIN E ZI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të mbështesin reformat në Malin e Zi, u theksua në takimin midis Kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dhe Ambasadorës të SH.B.A.-së në Podgoricë, Judy Rising Reinke. Krivokapiq shkroi në Twitter se takimin e tij të parë si kryeministër e kishte me Raising Reinke. “Ne kemi konfirmuar miqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Malit të Zi, si dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në Malin e Zi,” tha Krivokapiq. Poashtu, ai u takua edhe me ambasadorin gjerman në Malin e Zi, Robert Weber. Në takim u theksua që Qeveria e Malit të Zi sheh një mik të sinqertë dhe një nga partnerët më të rëndësishëm Gjermaninë.

SHARE