Mali i Zi ka regjistruar 316 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 10 persona kanë humbur jetën. Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 967 mostra dhe janë regjistruar 316 raste të reja, ku në komunën e Tuzit, 8 raste pozitive. “Në Institut janë raportuar 10 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 534, ndërsa nga fillimi i vitit është 543”, njoftuan nga Instituti. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 652 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 10.368.