GJUKANOVIQ IA KTHEU KUVENDIT LIGJIN PËR PRESIDENTIN

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e ka kthyer Ligjin për Presidentin në Kuvend për rivendim. Njoftimin lidhur me këtë vendim të presidentit të shtetit për Portalin RTMZ e ka dhënë këshilltari i Gjukanoviqit për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike, Boris Bastijançiq. “Në seancën e tretë të seancës së dytë të rregullt (vjeshtore) të vitit 2022, më 02.11.2022, me votat e 41 deputetëve është miratuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Malit të Zi. Ky ligj i është dorëzuar Presidentit të Malit të Zi, të enjten, më 3 nëntor në ora 13:00, të nesërmen, pasi u njoh me formën dhe përmbajtjen e ligjit, duke analizuar në detaje zgjidhjet e tij kontradiktore, Presidenti Gjukanoviq vendosi, në përputhje me nenin 94 paragrafin 1 të Kushtetutës së Mali i Zi t’ia kthejë Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Malit të Zi Kuvendit të Malit të Zi të votojë sërish”, tha Bastijançiq. Letra e Presidentit të Malit të Zi i është dorëzuar sot kryetares të Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq.

SHARE