NESËR DO TË MBAHET DISKUTIM PUBLIK MBI KRITERET PËR DHËNIEN E BURSAVE NË KOMUNËN E TUZIT

Nesër do të mbahet diskutimi publik qendror mbi kriteret për dhënien e bursave në Komunën e Tuzit. Diskutimi do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, me datë 08 shtator 2021,  me fillim në ora 10:00. Komuna e Tuzit fton të gjithë studentët dhe maturantët të marrin pjesë dhe të japin sugjerimet e tyre, në mënyrë që së bashku dhe sa më mirë ta hartojnë këtë vendim.

SHARE