ERAKOVIQ: MASAT NË QKMZ SIPAS STANDARDEVE BOTËRORE

Që nga dita e parë e epidemisë së koronavirusit, stafi mjekësor i Qendrës Klinike të Malit të Zi (QKMZ) ka punuar në mënyrë të përkushtuar, me guxim dhe me përgjegjësi dhe po aplikon masa mbrojtëse sipas standardeve botërore, falë të cilave nuk ka përhapje të infeksionit midis punonjësve, tha drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Jevto Erakoviq.

Erakoviq vizitoi Klinikën e Mjekësisë së Brendshme, me një njësi intensive dhe gjysmë intensive, ku mjekohen pacientët më të rënduar që janë shtruar në spital në QKMZ, të cilët kanë kontraktuar koronavirus.

Duke folur për mënyrën në të cilën stafi mjekësor i QKMZ trajton pacientët dhe zbaton masa mbrojtëse, ai tha se sot pati mundësinë të bindet se gjithçka është sipas standardeve botërore.

“Ne u rekomandojmë të gjithë qytetarëve të Malit të Zi të zbatojnë masat që na duhen, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e këtij infeksioni. Ne mund ta shohim vetë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve i respektojnë ato, ku unë i falënderoj me këtë rast, dhe i ftojë të tjerët të ndjekin shembullin e tyre,” tha Erakoviq.

Ai tha se QKMZ, siç ishte që nga fillimi, mbetet shtylla dhe themeli i sistemit shëndetësor të Malit të Zi.

Në fund, ai u uroi të gjithë pacientëve një rikuperim të shpejtë, me shpresë që “të gjithë të dalim shpejt nga kjo situatë”.

SHARE