Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 464 mostrave për koronavirusin e ri, në mesin e të cilave janë zbuluar 69 raste të reja pozitive të infeksionit.
Që nga analizat e fundit, një vdekje është raportuar në Institut në një pacient nga Tivari, i lindur në vitin 1951.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 52 dhe që nga fillimi i vitit: 61.
Është raportuar rikuperimi i 118 pacientëve.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është 1192.
Aktualisht në Tuz nuk kemi asnjë rast aktiv me COVID19.