NESËR RIVOTIM NË NJË VENDVOTIM NË CETINË

Rivotimi në Cetinë, në vendvotimin Çeta partizane e Lovçenit II, do të mbahet nesër, ku të drejtë vote kanë 672 votues.

Votimi do të përsëritet pasi Gjykata Kushtetuese pranoi ankesën e Partisë Socialdemokrate (PSD) kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe urdhëroi Komisionin Zgjedhor të Kryeqytetit të përsërisë zgjedhjet në atë vendvotim.

PSD-ja bëri ankesë sepse, siç thanë ata, numri i fletëve të kontrollit nuk përputhej me numrin e votuesve që ishin identifikuar në ekstraktin nga lista e zgjedhësve se kishin votuar.

SHARE