GJERMANIA, TRUPA SHTESË NË KOSOVË: SITUATA, E PAQËNDRUESHME

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në Kosovë për të përforëcuar misionin paqeruajtës të NATO-s atje.

Pohimin e beri ministry gjerman i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, i cili sqaroi për gazetarët se ky hap ndërmerret pas kërkesës së homologes austriake Klaudia Tanner.

“Mund ta rrisim angazhimin tonë brenda mandatit aktual parlamentar, në mënyrë që t`i lehtësohet dhe barra Austrisë”, sqaroi ai.

Pas tensiomit të situatës në veri të Kosovës në fundin e muajit maj, NATO-ja dërgoi atje 700 forca shtesë, përveç 4.000 trupave të dislokuara tashmë. Përgjatë gjithë kësaj periudhe, serbët në Zveçan, Leposavic dhe Zubin Potok kanë vazhduar të kundërshtojnë faktin që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë në ndërtesat komunale.

Ata po ashtu insistojnë për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga komunat veriore. Tensionet u përshkallëzuan deri në në përplasje të dhnunshme ku mbetën të plagosur me dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, e janë pasuar nga një seri incidentesh me kokteje Molotov dhe granata dore.

Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet. Për shkak të mospërmbushjes së tyre, BE-ja nga fundi i qershorit ka nisur të zbatojë disa masa ndëshkuese. Për këtë arsye, Gjermania vendosi të ndërpresë përkohësisht bashkepunimin me Kosovën në disa fusha, e konfirmuar kjo një ditë më parë nga ambasada gjermane në Prishtinë.

Masat përfshijnë shtyrjen e konsultimeve qeveritare për bashkëpunimin për zhvillim, pezullimin e një partneriteti të parashikuar dypalësh rreth klimës dhe dorëzimin e pajisjeve specifike për ofruesit e sigurisë.

SHARE