ABAZOVIQ: NUK MUND TË KETË QEVERI TË RE PA MARRËVESHJE TË RE

Nëse Kryeministri Zdravko Krivokapiq ose një nga ministrat krijon një parti politike, kjo do të thotë që nuk ka më një qeveri eksperte, tha zëvendës kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, në një intervistë për televizionin A1. Ai shtoi se nuk mund të kontestojë të drejtën e askujt për të formuar parti politike ose për t’u bërë anëtar i partisë, por pozicioni i qeverisë aktuale si qeveri eksperte në atë situatë nuk do të ishte më i njëjti. Ai kujtoi se Krivokapiq në mënyrë të përsëritur e ka thënë publikisht se në qeveri marrin pjesë ekspertë të cilët nuk janë përfaqësues të ndonjë opsioni politik. Abazoviq tha po ashtu se nuk disponon informacione se Krivokapiq apo ndonjë nga ministrat planifikon formimin e ndonjë partie të re në skenën politike. Lidhur me punën e Qeverisë dhe mundësinë e rikonstruktimit të saj, Abazoviq tha se është i kënaqur me arritjet por gjithsesi është mundur më mirë, kurse ndryshimi i saj mund të bëhet vetëm nëse nënshkruhet një marrëveshje e re në mes përbërësve të mazhorancës.

SHARE