MIRANOVIQ: MBYLLJA E PODGORICËS VARET NGA QYTETARËT

Duke folur për mundësinë e mbylljes së Podgoricës me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Ndihmës Ministrja e Shëndetësisë Vesna Miranoviq tha se gjithçka varet nga sjellja e qytetarëve.

Nëse aktivitetet e inspektimit nuk japin fryte, gjithçka është e mundur, tha ajo.

“Ne po shqyrtojmë të gjitha mundësitë, ne po u japim qytetarëve një shans për të kuptuar seriozitetin e situatës dhe për të ruajtur iluzionin e një jete normale me virusin. Shërbimet e inspektimit do të jenë aktive në terren, nëse shohim që aktivitetet tona nuk japin përgjigje, gjithçka është në tryezë,” tha Miranoviq.

Ajo beson se përkundër numrit të të infektuarve, qytetarët sillen të qetë, sepse ata janë “të bombarduar” me lajme të rreme dhe të këqija.

Ajo tha se qëllimi nuk është të testojmë kufijtë ekstrem të qëndrueshmërisë së sistemit shëndetësor, por të parandalojmë skenarin e rastit më të keq.

Miranoviq, si mysafire në programin e mëngjesit TVMZ, tha se beson që sistemi shëndetësor është i gatshëm t’i përgjigjet kësaj sfide.

SHARE