GJUROVIQ: AKSIONI “STOP INFLACIONIT” VAZHDON EDHE NË QERSHOR

Ministri i Ekonomisë dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, tha se fushata “Stop Inflacionit” do të vazhdojë edhe në qershor.

“Ekonomia jonë dhe qeveria mbrojnë buxhetin e të gjithë qytetarëve malazezë. Vetëm kur të jemi të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha,” shkroi ai në Twitter.

Sipas tij, tregtarët që do të zgjasin fushatën në qershor janë: Voli, Franca, Megapromet, Swisslion, Tregtia e brendshme, Lakoviq, Panorama, Primato, Merkator, Martex, Monte Mitros, Mil-Pop, Tehnoplus, Tehnomax, Eurotehnika MNE, Sigurimet Sava dhe Lovqen.

SHARE