KËSHILLI I RTMZ SHKARKON NGA DETYRA DREJTORESHEN E PËRGJITHSHME ANDRIANA KADIJA, SHUNDIQ U.D. I DREJTORIT TË RTMZ-së

Anëtarët e Këshillit të Radio Televizionit të Malit të Zi, shkarkuan drejtoreshën e përgjithshme Andrijana Kadija nga ky funksion.

Ndërsa, për ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të RTMZ-së, Këshilli zgjodhi Bozhidar Shundiq.

Për Shkarkimin e Kadisë, me votim të fshehtë, votuan gjashtë anëtarë të Këshillit, ndërsa dy anëtar ishin kundër.

Pas shkarkimit të Kadisë, Këshilli dha pauzë prej 20 minutë.

Pas pauzës dhe ndërrimit të Kadisë, kryetari i Këshilli, Ivan Jovetiq, falënderoi Kadinë për punën e saj të deritanishme.

“Unë mendoj se bëhet fjalë për një gazetare të përkryer e cila në këtë mënyrë do të vazhdojë të kontribuojë në punën e RTMZ”, tha Jovetiq.

Ndërsa anëtari i Këshillit Millan Radoviq, propozoi redaktorin e redaksisë investigative Mirko Boshkoviq për u.d. të drejtorit të përgjithshëm të RTMZ.

Kurse, anëtari i Këshillit Mimo Drashkoviq propozoi Bozhidar Shundiq, për  shtrues detyre të  drejtorit të përgjithshëm të RTMZ. Ai deklaroi se bëhet fjalë për një gazetar të afirmuar, i cili ka 30 vite përvojë punët. Drashkoviq, tha se ishte i kënaqur me punën e Mirko Boshkoviq, por që siç sqaroi, me emërimin e tij si u.d. i drejtorit të përgjithshëm, RTMZ-së, do të humbte të vetmin gazetar investigativ.

Me votim të fshehtë, Shundiq u zgjodh ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të RTMZ-së.

Për të votuan gjashtë anëtarë të Këshillit , ndërsa për Boshkoviq, votuan dy anëtarë.

Iniciativën për shkarkimin e Kadisë, e dorëzoi anëtari i Këshillit, Mimo Drashkoviq, i cili në arsyetim shpjegoi se kontrata ndërmjet RTMZ-së dhe Qendrës për Edukimin Qytetar ishte në kundërshtim me dispozitat ndërkombëtare të pavarësisë së servisit Publik dhe Ligjit mbi RTMZ.

Kadija tha se ishte në dijeni se ajo nuk mund të mbrohej nga një vendim i bërë paraprakisht.”Unë nuk jam hajdut as mashtrues. Do të më shkarkoni në mënyrë të paligjshme. Kjo  është mirë, sepse vështirë se do  mund të bashkëpunojmë. Nuk dëshiroj që askush të kalojë nëpër atë që unë isha e detyruar “, tha ajo.

Kadija vlerësoi se kontrata midis Qendrës për Edukimin Qytetar nuk shkaktoi ndonjë dëm, por vetëm mirë për RTMZ.

 

SHARE