FK DEÇIQ SIGURON FINALEN E KUPËS SË MALIT TË ZI

Foto: FC DECIC

FK Deçiq ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Malit të Zi, duke konfirmuar edhe një herë forcën dhe vazhdimësinë e klubit në këtë garë prestigjioze.

Skuadra nga Tuzi triumfoi ndaj FK Otrant-Olympic dhe do të ketë mundësinë të mbrojë trofeun e fituar sezonin e kaluar.

Ndeshja u zhvillua me shumë rivalitet dhe emocione deri në fund, pasi Otranti tregoi karakter dhe ambicie të mëdha, duke mos u dorëzuar në asnjë moment.

Megjithatë, përvoja dhe qetësia e Deçiqit bënë diferencën në momentet vendimtare, duke i dhënë ekipit një tjetër finale të madhe.

Për klubin Deçiq kjo është një tjetër dëshmi se është kthyer në një nga skuadrat më të rëndësishme të futbollit në Mal të Zi, ndërsa tifozët tashmë ëndërrojnë një tjetër festë dhe një tjetër trofe në fund të sezonit.

SHARE