ANULIMET E FLUTURIMEVE PËR SHKAK TË MUNGESËS SË KARBURANTIT, BE DETYRON KOMPANITË TË SHLYEJNË PASAGJERËT

Kompanitë ajrore që anulojnë fluturimet për shkak të mungesës së karburantit këtë verë do të duhet të kompensojnë pasagjerët sipas ligjit evropian, tha komisioneri i transportit i BE-së.

Apostolos Tzitzikostas i tha “Financial Times” se çmimet ose mungesat e karburantit për avionë nuk i plotësojnë kriteret që mbrojnë linjat ajrore të BE-së nga kërkesat e pasagjerëve.

“Çmimi i karburantit të avionëve është arsyeja pse kemi anulime të fluturimeve dhe nëse ata anulojnë fluturimet pa rrethana të jashtëzakonshme, ata do të duhet t’i rimbursojnë njerëzit. Çmimet e karburantit të avionëve nuk janë rrethana të jashtëzakonshme”, tha komisioneri.

Edhe pse ligji i BE-së mbetet në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it, qeveria e Keir Starmer është e lirë të mbajë një qëndrim të ndryshëm.

Javën e kaluar, doli në pah se janë lehtësuar dënimet për linjat ajrore që anulojnë fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të mungesës së karburantit për avionë.

Ryanair, linja ajrore më e madhe në Evropë, tha këtë javë se nuk do të anulonte fluturimet verore, sepse kishte mbyllur kontratat e saj të karburantit përpara se të shpërthente lufta me Iranin.

Megjithatë, linja të tjera ajrore kanë anuluar fluturimet , përfshirë “Lufthansa” e Gjermanisë dhe “Aer Lingus” e Irlandës.

SHARE