Dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se një milionë të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike që nga e enjtja, pasi një stuhi akulli goditi dy provincat më të populluara të Kanadasë para fundjavës së festave, duke sjellë shi të acartë dhe erë të fortë që ka rrëzuar pemë dhe shtylla të energjisë elektrike.
Pak më pak se një milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Kebek dhe 110 mijë të tjerë në Ontario. Dy provincat, mbajnë më shumë se gjysmën e popullatës totale të Kanadasë prej rreth 39 milionë banorësh.
Kompanitë që ofrojnë energjinë elektrike në të dyja provincat thonë se po punojnë për rikthimin e furnizimeve por riparimet pritet të vazhdojnë për disa ditë, cka do të thotë që shumë kanadezë mund ti kalojnë pashkët në errësirë.
Një burrë humbi jetën në Kebek pasi një pemë ra mbi të, thanë zyrtarët të cilët edhe i kërkuan njerëzve të kenë kujdes kur dalin jashtë. Një tjetër burrë mbeti i vdekur në Ontario pasi u godit nga një degë e këputur nga një pemë.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ofroi ndihmë federale nëse do të jetë e nevojshme.
“Ky është një moment shumë i vështirë…shumë njerëz janë pa energji elektrike, pemët janë shkulur me rrënjë, ndërtesa dhe makina janë dëmtuar…dhe shqetësimi vazhdon”, tha Trudeau. M
ontreali është mes zonave më të goditura në Kebek, me rreth gjysmën e ndërprerjeve të energjisë elektrike të regjistruara në provincën frengjisht folëse.