Njihuni me ekipin FaZe, një ndër ekipet më të mira të CS:GO

Gjithçka rreth formacionit të ekipit FaZe dhe sukseseve të tyre gjatë vitit 2021/22 do t’i mësoni në këtë artikull.

FaZe Clan, ekipi i përberë nga lojtarë nga vende të ndryshme të botës, është njëri ndër ekipet më të mira të CS:GO në botë, ku për momentin renditen në vendin e dytë të ranglistës botërore.

I udhëhequr nga veterani ‘karrigan’, ekipi FaZe është duke shkuar rrugës së duhur për t’u bërë ekipi më i mirë i botës.

Lojtari me më së shumti paraqitje te ekipi FaZe është lojtari norvegjez Rain, i cili është pjesë e ekipit qysh nga dita e parë e krijimit të ekipit, Rain është pjesë e ekipit FaZe prej më shumë se 6 vitesh.

https://www.youtube.com/embed/qs8zlYx9c0Q?feature=oembed

Ndryshimi i fundit tek ekipi FaZe është ardhja e yllit estonez Ropz, i cili zëvendësoj veteranin olofmeister.

Shuma e fituar e çmimeve nga ekipi i FaZe arrin vlerën rreth 600 mijë euro në garat profesionale gjatë vitit 2021/22, ku shumica e kësaj shume vjen nga turneu i fituar në vitin 2022 IEM Katowice.

SHARE