Bruce Willis shihet për herë të parë qëkur u zbulua se po largohet nga aktrimi pas diagnostikimit me sëmundjen e afazisë

Bruce Willis u pa i buzëqeshur teksa u përqafua me gruan e tij në disa foto prekëse – shfaqja e tij e parë publike që kur ajo njoftoi diagnozën e tij të afazisë.

“Nëna dhe babi në habitatin e tyre të preferuar”, ka shkruar Emma Heming Willis sipër dy imazheve që postoi të mërkurën (7 mars) në Instagram.

Vajza 10-vjeçare e çiftit, Mabel Ray Willis, realizoi fotografitë e prindërve të saj, të cilët festuan 13 vjetorin e tyre muajin e kaluar, të cilët shihen ulur në një trung në pyll.

Foto: Emma Heming Willis/Instagram

Emma, ​​43 vjeç, ka falënderuar fansat për dashurinë e tyre pasi njoftoi se aktori 67-vjeçar u diagnostikua me afazi , një gjendje që ndikon në aftësinë për të komunikuar.

“Dashuria, mbështetja, dhembshuria, lutjet tuaja ndihmojnë vërtet. Unë jam mirënjohës. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar ajo në një postim të mëhershëm në InstaStory, shkruan PageSix.

“Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ne po e kalojmë këtë si një familje e bashkuar dhe donim të sillnim fansat e tij sepse e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, ashtu si ju për të”, kanë shkruar familja e aktorit në një deklaratë.

Foto: Emma Heming Willis/Instagram

U raportuar gjithashtu se Willis kishte pasur probleme të mbante mend rreshtat e tij në setet e filmave të tij të fundit.

Willis dhe Heming u martuan në mars 2009 dhe ndajnë dy vajza së bashku: Mabel dhe Evelyn, 7 vjeç.

Foto: Getty Images

Fituesi i Emmyt ka gjithashtu edhe tre vajza – Rumer, 33, Scout, 30 dhe Tallulah, 28, me ish-bashkëshorten Demi Moore, me të cilën ai ishte i martuar nga nëntori 1987 deri në tetor 2000. /Telegrafi/

SHARE