MARKOVIQ / MESAZH INKURAJUES: TË PREKURVE SHËRIM SA MË TË SHPEJTË

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka dërguar një mesazh inkurajimi për qytetarët në këto ditë kur bota po lufton pandeminë koronavirus.

Ai u uroi të prekurve nga Covid 19 një shërim sa më të shpejtë.

Sipas Kryeministrit, çdo njeri është vlera e çmuar e Malit të Zi.

“Kjo është arsyeja pse unë dërgoj një mesazh inkurajimi për të gjithë ata që janë të prekur nga Covid 19, përfshirë 37 fëmijë, me një dëshirë për një shërim të shpejtë,” shkroi Markoviq në llogarinë e tij në Twitter.

“Megjithëse ne po luftojmë çdo ditë për të kontrolluar epideminë, mendimet e të gjithë neve dhe përkushtimi i mjekëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor janë me ju çdo moment,” tha Markoviq.

SHARE