ANULOHEN PROVIMET EKSTERNE, TË MATURES DHE PROFESIONALE

Testet mbi arritjet e nxënësve në përfundim të ciklit të dytë të shkollës fillore, vlerësimin e eksterrn të njohurive të nxënësve në mbarimin e shkollës fillore, organizimin e provimeve të matures dhe provimeve profesionale, dhe testimet PISA dhe PIRLS janë shtyrë, njoftoi Ministria e Arsimit.

Orari i vlerësimit dhe diplomimit të njohurive, siç thanë ata, do të përcaktohet në bashkëpunim me Qendrën e Provimeve, të paktën 20 ditë para mbajtës së provimit.

Vendimi u mor nga Ministria e Arsimit, duke ndryshuar kalendarin shkollor për vitin 2019/2020 për shkak të situatës aktuale epidemiologjike.

“Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri në miratimin e aktit për ndërprerjen e masave të përcaktuara të marra për të parandaluar futjen, ose përhapjen e sëmundjes Covid-19, nga organi i administratës shtetërore kompetent për çështje shëndetësore”, thuhet në deklaratë.

SHARE