Bëhet në një kohë të shkurtër dhe kuzhinierët me përvojë përdorin një përbërës që e bën të parezistueshëm
Spinaq me petë të pjekura do të bësh në çast, dhe në tryezën tuaj do të keni një drekë fenomenale, e cila mund t’ju pëlqejë me siguri!
Përbërësit:
– 200 g petë të pjekura,
– 200 g ajkë për ziere,
– 300 g spinaq të zier në avull,
– 1 gotë ajkë të thartë,
– kripë,
– piper,
– erëza të thata bimore.
Përgatitja:
Në tigan fillimisht nxehni pak vaj, më pas shtoni spinaqin e zier në avull dhe fërgoni. Në spinaq shtoni ajkën për zierje, kripën, piperin, erëzat e thata bimore dhe vloni pak.
Më pas thyeni petët dhe hidhni në ujin e valuar, një lugë erëza bimore apo kripë. Kur të zbuten, kulloni mirë.
Përzieni tretjen me spinaqin dhe petët e thata, dhe hidhni të gjitha në tavë për pjekje.
Piqeni rreth 30 minuta në 200 gradë Celsius, përkatësisht derisa të marrë ngjyrë të artë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.