TË SHTUNËN, KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN DHE KOMUNITETI UKRAINO-AMERIKAN DO TË ZHVILLOJNË DEMONSTRATA

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Komuniteti Ukraino-Amerikan do te zhvillojnë një demonstratë para Misionit të Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Demonstrata do të bëhet në Manhattan në East 67 Rrugë midis Park Avenue dhe Lexongton Avenue, ditën e shtunë më 12.03.2022, duke filluar në ora 11 të mëngjezit e deri në orën 3 pas dite. Diaspora Uktaino-Amerikane dhe Shqiptaro-Amerikane janë shumë të shqetësuara për fatin e popullit të Ukrainës të sulmuar barbarisht nga forcat ushtarake të  Rusisë. I gjithë kombi shqiptar është i shqetësuar për gjenocidin rus në Ukrainë. Kjo tragjedi na kujton gjenocidin serb kundër popullit shqiptar gjatë luftës së Kosovës për liri. Ne shqiptarët  e Amerikës kemi detyrime morale të mbështesim luftën e atij populli për liri e demokraci. Nga ana tjetër kemi detyrime të veçanta ndaj Shteteve të Bashkuara për shpëtimin e Shqipërisë nga coptimi në vitin 1919 dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Siç shihet  Shtetet e Bashkuara kanë për të luajtur rolin kryesor për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës. Pra populli shqiptar në përgjithësi dhe shqiptarët e Amerikës në veçanti kemi detyrime për fitoren në këtë rast të botës perëndimore demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara. Komuniteti Ukraino-Amerikan është bashkuar me Komunitetin tonë në këto aktivitete për lirinë dhe demokracinë e Ukrainës. Jeni të lutur të merrni pjesë dhe të sjellni flamuj dhe parulla kundër Vlladimir Putinit dhe politikës së tij antinjerëzore dhe anti-demoratike. Ky Hitler i Dytë i Evropës po rrezikon paqën dhe lirinë e botës.

Thuhet në njoftimin e dhënë nga ish-gazetari iZërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj, nga New York-u

SHARE