RUSIA SHPALL MALIN E ZI DHE SHQIPËRINË SHTETE ARMIKE

Qeveria ruse ka miratuar një listë të shteteve të ‘armiqve’ të saj, pasi kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj saj. Lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, si dhe Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut. Gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani. Sipas agjencisë “Tass”, vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të një operacioni special ushtarak të Forcave të Armatosura Ruse në Ukrainë. Madje, Rusia ka vendosur që të marrë masa kundër këtyre shteteve. Qeveria vuri në dukje se sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla. Procedura e re e përkohshme zbatohet për pagesat që kalojnë 10 milionë rubla në muaj (ose një shumë të ngjashme në valutë të huaj).

SHARE