KONGRESISTI AMERIKAN I KËRKON BIDENIT TA NDIHMOJË KOSOVËN TË ANËTARËSOHET NË NATO

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, demokrati, Ritchie Torres, ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Në një letër dërguar presidentit Biden dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kongresisti Torres ka thënë se pas situatës së krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës, duhet që Uashingtoni t’i ndihmojë Kosovës që të anëtarësohet në NATO. Ai ka përmendur sanksionet që Kosova ka vendosur ndaj Rusisë duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian dhe ka thënë se Prishtina zyrtare nuk është imune nga agresioni rus. Kongresisti Torres po ashtu ka përshëndetur hapat e ndërmarra nga Kosova, duke përmendur kërkesën e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, që Kosova t’i bashkohet aleancës ushtarake, por dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës që Qeveria të nisë negociatat për anëtarësim në Aleancë.

SHARE