QALLOVIQ: KSHZ, TË MUNDËSOI VERIFIKIMIN E NËNSHKRIMEVE MBËSHTETËSE TË KANDIDATËVE PËR PRESIDENT

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, duhet t’u mundësojë qytetarëve të kontrollojnë nëse emri i tyre abuzohet dhe nëse ata janë në listën e nënshkrimeve mbështetëse për çdo kandidat presidencial, kumtuan nga Rrjetit për Promovimin e Sektorit Joqeveritar (MANS).

Drejtoresha Ekzekutive e kësaj OJQ, Vanja Qalloviq Markoviq, mendon se situata në lidhje me mbledhjen e mbështetjes së nënshkrimeve për kandidaturën presidenciale është dramatike.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese që KSHZ, nuk kontrollon vërtetësinë e nënshkrimeve”, ka thënë  Qalović Markoviq për agjencinë e lajmeve “ Mina”.

Ajo kujtoi se MANS edhe më parë kishte sugjeruar që një lloj aplikimi t’u vihej në dispozicion qytetarëve në faqen e internetit të KSHZ-së, në mënyrë që çdokush të mund të kontrollonte nëse nënshkrimi i tij ishte në listat e atyre që mbështeteshin ndonjë kandidatë presidencialë.

Sipas Qaloviq Markoviq edhe më parë ka pasur raste që qytetarët nuk e dinin se nënshkrimet e tyre ishin në ato lista, për shkak të të cilave ka pasur shumë akuza se ato nënshkrime janë të falsifikuara.

“Minimumin që KSHZ duhet të bëjë është që ti mundësoi ç’do qytetarit të kontrollojë nëse emri i tij është keqpërdorur dhe tu jepet mundësia të shohin nëse ata janë në listën e ndonjë kandidati presidencial”, tha Qaloviq Markoviq.

Përndryshe, siç tha ajo, sistemi zgjedhor do të bëhet kaq i deshtuar dhe do të lejojë keqpërdorimin e fondeve shtetërore.

SHARE