Dy bimë që duhet të keni në shtëpi: Janë shumë dekorative dhe lehtë për t’u mirëmbajtur

Gjelbërimi në shtëpi jo vetëm që pastron ajrin dhe përmirëson humorin dhe atmosferën, por mund të sjellë edhe prosperitet.

Lulet që sjellin para janë shumë të njohura. Feng Shui është një art që mund ta përdorni për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe për të sjellë pasuri në të.

Sipas këtij koncepti në dukje të padëmshëm të jetesës, ju mund të përmirësoni ndjeshëm cilësinë e jetës, si dhe standardin.

Ju prezantojmë bimët që jo vetëm do të ruajnë ekuilibrin ekologjik në shtëpinë tuaj, por do t’ju sjellin edhe pasuri. Provojeni! – transmeton Telegrafi.

Zamia

Zamia është një bimë shumë e lehtë për t’u rritur dhe për t’u kujdesur në ambiente të mbyllura. Gjethet e saj mahnitëse mund të rriten deri në tre metra. Rritet mirë në kushtet e ndriçimit të dobët ose të fortë, si dhe me ujitje të shpeshtë dhe të rrallë.

Zamia, e njohur me emrin botanik “zamioculcas zamiifolia”, origjinën e ka nga Afrika. Ajo rritet ngjashëm sikur palma dhe trungu i saj është i mbuluar me gjethe. Kjo bimë lulëzon kryesisht vetëm kur rritet jashtë, madje edhe kur lulëzon, shpesh nuk vërehet për shkak të gjetheve specifike.

Megjithatë, nëse vendosni ta rritni në shtëpi, mbani në mend se pjesë të kësaj bime mund të jenë toksike nëse gëlltiten. Mbajeni larg fëmijëve ose kafshëve shtëpiake.

I pëlqen temperatura në intervalin 15 deri në 24 gradë dhe nuk duhet ta ekspozoni kurrë në një temperaturë më të ulët se 8 gradë. I pëlqen drita e fortë, por nuk është e nevojshme, sepse kjo bimë mund të mbijetojë edhe në kushte më të këqija.

Mos e ujisni shumë, por prisni që dheu sipër të thahet përpara se të shtoni më shumë ujë. Ujitja e tepërt mund të shkaktojë kalbje të rrënjëve.

Krasula

Bimët sukulente janë shumë të njohura, veçanërisht për shkak të mirëmbajtjes së tyre të lehtë. Krasula është pikërisht e tillë, e njohur më mirë si crassula ose pigmyweeds.

Ekzistojnë më shumë se 350 lloje, dhe më e famshmja është chrassula ovata.

Shpesh rritet si bimë shtëpiake, por në klimat tropikale mund të rritet në një kaçubë.

Ka krasula njëvjeçare dhe shumëvjeçare, barishtore dhe drunore, dhe ato janë kryesisht të vogla dhe duken si rrëshqanorë.

Krasula e ka origjinën nga Afrika e Jugut, dhe magjepsin me ngjyrën e tyre të pazakontë, jeshile që bie në sy.

Meqenëse nuk kanë nevojë për shumë ujë, janë ideale për ata që harrojnë të ujitin lulet e tyre. Lehtë shumohen, madje edhe nëse keni vetëm një gjethe dhe e mbillni, ka një probabilitet të lartë që ajo të rritet.

Krasulat janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës. Nëse është shumë e ngrohtë, ato bëhen më të buta, ndërsa nëse është shumë ftohtë, nuk do të përparojë në rritje.

Gjatë verës duhet t’i mbani nën hije, por kini parasysh se kanë nevojë për dritë që të kenë ngjyrën e tyre të gjelbër të dallueshme. Ato pëlqejnë dritën e fortë, por indirekte për të paktën gjashtë orë gjatë ditës. Nëse i vendosni në një dritare me pamje nga jugu – kjo është ideale.

Krasula pëlqen tokën e drenazhuar mirë dhe rërën. Toka me një vlerë të lartë Ph nuk do t’u përshtatet atyre. Në të njëjtën kohë, duhet t’i ujitni më rrallë, sepse këto lule që sjellin para nuk e pëlqejnë shumë ujin. Prisni që toka të thahet përpara se të shtoni ujë. Ato rriten në mënyrë aktive gjatë pranverës, ndërsa janë të ‘fjetura’ në muajt e vjeshtës. /Telegrafi/

SHARE