Ekspozimi i tepërt përkeqëson shëndetin
Përdorimi i celularit na ekspozon ndaj rrezatimit jo të shëndetshëm dhe ekspozimi i tepërt me kalimin e kohës përkeqëson shëndetin tonë.
Por ju mund të mbroheni nga të gjitha këto rreziqe dhe probleme me rozmarinën! – transmeton Telegrafi.
Rozmarina përmban karnosol, dhe acidi karnozik i rozmarinës vepron si mbrojtje duke mbledhur mbeturinat, radikalet e lira në trup.
Rozmarina është një antioksidant që është treguar shumë efektiv në parandalimin dhe shërimin e njerëzve që janë ekspozuar ndaj rrezatimit.
Përdorimi i ujit të rozmarinës parandalon formimin e toksinave.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/78118f94324ad28303683d0cbd005eb5b3.jpg)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/78118f94324ad28303683d0cbd005eb5b3.jpg)
Përbërësit:
▪ 2 lugë çaji gjethe rozmarine të grira hollë,
▪ një gotë me ujë të valuar
Përgatitja:
Hidhni rozmarinë të freskët në një filxhan dhe derdhni ujë të vluar mbi të. Para se ta merrni “përzierja” duhet të qëndrojë për rreth 5-10 minuta.
Këshillë shtesë: Përfitoni nga rozmarina duke përzier vaj rozmarine me disa nga vajrat bazë. Fërkojeni këtë përzierje në këmbët tuaja çdo ditë. Përveç kësaj, rekomandohet inhalimi.
/Telegrafi/