Një haker amerikan pretendon se ka “shkatërruar” të gjithë internetin e Koresë së Veriut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, amerikani i njohur si P4x, ishte një nga disa studiues perëndimorë të sigurisë që dyshohet se u hakeruan nga spiunët e Koresë së Veriut në një fushatë pak më shumë se një vit më parë.
Kështu, ndërsa ishte ulur në shtëpi me pizhame, duke parë televizor dhe duke ngrënë disa ushqime pikante misri, P4x mori kompjuterin e tij në shenjë hakmarrjeje, duke synuar të “prishë” internetin e vendit.
P4x pretendon se ai ishte hakuar nga spiunët e Koresë së Veriut në janar 2021.
Ndërsa ata që u përpoqën ta hakonin atë thuhet se dolën duarbosh, P4x vendosi të kundërpërgjigjet.
P4x thotë se faza tjetër e planit të tij është të inkurajojë hakerë të tjerë që t’i bashkohen atij, nën ‘projektin e tij FUNK’, që do të thotë ‘FU Koreja e Veriut’, që ai filloi këtë javë.
/Telegrafi/