TË GJITHË KONSTITUENTËT E QEVERISË MBËSHTETËN PLATFORMËN “BAROMETËR 26”

Foto: Wikipedia

Të gjithë konstituentët e Qeverisë mbështetën platformën “Barometër 26”, pra informacionin për marrjen e detyrimeve të përbashkëta për përfundimin e negociatave me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2026.

Qeveria e ka pranuar dje Platformën dhe ka autorizuar kryeministrin Millojko Spajiq që në emër të të gjitha partive politike që janë pjesëtar të qeverisë ta nënshkruajë Platformën me përfaqësues të partive politike që nuk përbëjnë shumicën parlamentare.

Të rikujtojmë se kryeministri prezantoi së fundmi për opinionin platformën “Barometër 26”.

Si qëllim të platformës, ai deklaroi mbledhjen e të gjithë aktorëve relevantë socialë me synimin për të ndërmarrë një angazhim të përbashkët për mbylljen e 30 kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2026.

Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Socialdemokrate njoftuan se nuk do të marrin pjesë në konsultimet për platformën “Barometër 26”.

Ndër të tjera, ata theksuan se dokumenti nuk ka përgjigje thelbësore për sfidat evropiane, por shërben edhe si mjet për llogaritë politike brenda shumicës aktuale parlamentare.

Ndërsa nga Lëvizja Qytetare URA, bënë të ditur se “Barometri 26” nuk është ftesë për konsensusin e të gjithë aktorëve.

SHARE