RUSËT BOMBARDOJNË SËRISH NË UKRAINË

Rikthehen bombardimet intensive ruse në Ukrainë, pas shpërthimeve të në dy baza ushtarake ajrore në Rusi të hënën, ku dyshohet se janë të përfshira shërbimet sekrete ukrainase. Të paktën 2 civilë humbën jetën në Novosofivka, që ndodhet në rajonin e Hersonit, në zonën e rimarrë nën kontroll nga ukrainasit. Zyrtarët e Kievit thanë megjithatë se nga 70 raketa në total të hedhura nga rusët, 60 prej tyre u shkatërruan në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore me të cilat perëndimi ka pajisur Ukrainën. Sulmet kishin në shenjestër ndër të tjerë edhe Kievin e Odesën, ku për pasojë pati sërish ndërprerje të tjera të energjisë elektrike që do të zgjasin për disa ditë. Predha nga territori ukrainas ranë edhe në Moldavinë fqinje, fare pranë kufirit mes dy vendeve. Është e paqartë cila palë është përgjegjëse, por ky rast pason atë të Polonisë dhe tregon se sa i lartë është rreziku i përhapjes së destabilitetit përtej Ukrainës. Sulmet ruse pritet vazhdojnë edhe gjatë orëve në vijim.

SHARE