Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “LOS40 Music Awards 2022” që u zhvillua në qendrën WiZink në Madrid, Spanjë.
Në mesin e shumë emrave të njohur që morën pjesë dhe ishin gjithashtu të nominuar në disa kategori ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max.
Përveç kësaj, artistja 28-vjeçare rrëmbeu edhe dy çmime për këngët e saj, “Artistja ndërkombëtare e vitit” dhe për “videon më të mirë të vitit”.
Edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila nuk ishte e pranishëm në event u shpërblye me çmimin “Artistja më e mirë në koncert”.
Ndërkohë, Ava, emri i plotë i të cilës është Amanda Koci në ceremoni dukej magjepsëse e veshur me një fustan të zi saten dhe të gjatë.
Këngëtarja kompletoi pamjen me dy zinxhirë të gjatë që kishin të lidhur varëse kryq dhe i binin sipër dekoltesë.
Me një makijazh të theksuar, buzë të kuqe dhe flokët bionde që i la të sipër shpatullave, krijuesja e hitit “So Am I” rrëmbeu vëmendje.