INTEGRIMI EUROATLANTIK PËR NJË BALLKAN TË BEGATË

Integrimet Euro-Atlantike janë parakusht për një zhvillim harmonik dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor dhe kandidatët për anëtarësim në NATO do të marrin mbështetje të sinqertë nga Mali i Zi, deklaroi Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Ai priti sot në vizitë inauguruese të dërguarin e sapoemëruar të Mbrojtjes së Sllovakisë, kolonel Ivan Ulliçni.

Boshkoviq tha se Mali i Zi është në një qëndrim të vendosur se integrimi euroatlantik është një parakusht për një zhvillim harmonik dhe të begatë të Ballkanit Perëndimor dhe se kandidatët e NATO-s, do të kenë mbështetje të sinqertë nga Mali i Zi, meqenëse Mali i Zi,  është vazhdimisht i angazhuar ndaj politikës së dyerve të hapura të Aleancës”, kumtohet nga Ministria e Mbrojtjes.

SHARE