Protesta e 5 tetorit në Prishtinë përshkallëzoi mbrëmjen e së hënës në tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, pasi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk u hodhën në votim në lexim të dytë.
Protestuesit hodhën mjete të forta, mjete piroteknike dhe fishekzjarre në drejtim të Kuvendit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës dhe lejimin e largimit të deputetëve.
Gjatë protestës u shkaktuan edhe dëme materiale, ndërsa u dogjën disa kontejnerë dhe u ndezën zjarre në rrugë. Në protestë morën pjesë edhe deputetë të PDK-së dhe Aleancës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i cili kërkoi miratimin e projektligjit edhe në lexim të dytë.
Sipas Policisë së Kosovës, 20 zyrtarë policorë u lënduan, ndërsa ndihmë mjekësore kërkuan edhe 12 protestues dhe një gazetar. Tre qytetarë u shoqëruan në komisariat.








