Më 5 tetor të këtij viti, në Mal të Zi ka pasur 35% më shumë turistë krahasuar me vitin e kaluar ose 9% më shumë krahasuar me vitin rekord 2019.
Këtë e tregojnë të dhënat e Organizatës Kombëtare Turistike, të cilat i ka publikuar ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, në rrjetin social “X”.
Të dhënat tregojnë se aktualisht në Mal të Zi qëndrojnë 40.797 turistë, në të njëjtën kohë vitin e kaluar ishin 30.282 ndërsa në vitin 2019 ishin 37.552.
“+35% krahasuar me 2022. +9% krahasuar me 2019. Hotelierët dhe restauratorët tanë nuk po dorëzohen, ne po shkojmë drejt qëllimit të përbashkët të Malit të Zi 365”, ka shkruar Gjuroviq.