ÇMIMET E KARBURANTEVE DO TË BIEN JAVËN E ARDHSHME

Pas një kohe të gjatë në Mal të Zi, nga e marta e javës së ardhshme duhet të ketë ulje të ndjeshme të çmimit të karburanteve për katër deri në dhjetë cent, mëson “Vijesti”.

Dy llojet e benzinës mund të jenë më të lira nga tetë deri në dhjetë cent ndërsa eurodizeli dhe nafta për ngrohje nga katër deri në pesë cent, sipas raportit të sotëm të çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare dhe kursit të euros dhe dollarit.

Llogaritja përfundimtare do të bëhet e ditur të hënën nga Ministria e Investimeve Kapitale.

SHARE